Rrebeshet e shiut dhe temperaturat e ulëta kanë përfshirë pjesën më të madhe të territorit të Shqipërisë këtë të hënë… Në disa qytete mjaftuan pak minuta shi dhe rrugët u përmbytën nga uji.
Në sasi të konsiderueshme në juglindje pati breshër në Korcë dhe Pogradec. Reshje të dendura shiu do të marrin deri në mbrëmje disa qarqe të vendit.
“Kryesisht qarqet Gjirokastra, Vlora, Korca, Shkodra po ashtu, rrebeshe shiu në gjithë Ultësirën Perëndimore”.
Reshjet e shiut janë shoqëruar edhe me erë të fortë në juglindje, për pasojë disa fshatra mbetën pa energji elektrike, e në zona të tjera pati rrëzim të pemëve.
Megjithatë kjo situatë sipas meteorologëve zgjat fare pak. Nga e marta rikthehen kthjellimet, ndërsa temperaturat do rriten ndjeshëm.
“Deri në fundjavë do kemi sërish rritje të temperaturave, presim vlera 30, në disa zona ku Tirara, Elbasani, Fieri, Lushnja, mund të regjistrojnë edhe vlerën 31, bregdeti do jetë rreth vlerës 28 gradë.”
Edhe Tetori parashikohet të nisë me mot të kthjellët.
“Të paktën javën e parë nuk presim reshje, temperaturat do të jenë sërish të larta, nisin me 29 apo 30 gradë. Në vijimësi të Shtatorit, edhe Tetori do të ketë më shumë ditë me diell dhe më pak ditë me shi.”
Kushte të tilla atmosferike atipike për stinën do favorizojnë pushuesit të frekuentojnë edhe në tetor plazhet./tvklan.al/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...