Google ADS

Shqipëria nuk ka para për arsimin e 100 mijë fëmijëve

20:59 | 27 Prill 2018
Arbresh.info

Mbi 100 mijë fëmijë në të gjithë vendin nuk arrijnë të ndjekin dot rregullisht shkollën për shkak të varfërisë.

Gjysma e tyre punojnë për të ndihmuar familjet që të sigurojnë mbijetesën, ndërkohë që qindra të tjerë nuk konsumojnë dot vaktin e mëngjesit.

Për herë të parë, është kryer një studim 10-vjeçar për nivelin e financimit të arsimit parauniversitar, i cili ka evidentuar se ndryshe nga sa është premtuar, vitet e fundit buxheti për arsimin ka ardhur në ulje.

Në një kohë kur Shqipëria pret hapjen e negociatave për integrimin, vendi ynë rendit i fundit në Europë për investimet në arsim, ku vetëm 2.2% e GDP-së shkon për këtë sektor, ndërkohë që mesatarja e shpenzimeve në vendet e BE është 5.1%.

Të dhënat e studimit për financimin e arsimit parauniversitar janë prenzantuar në një takim ku merrnin pjesë përfaqësues të qeverisë dhe opozitës. Deputetja e PD, Albana Vokshi, tha se qeveria nuk ka përmbushur premtimet për rritjen e buxhetit të arsimit. Ajo theksoi se PD nuk do të heqë dorë nga propozimi për të ofruar tekste falas për të gjithë nxënësit e arsimit të detyruar.

Një tjetër fenomen shqetësues i evidentuar në studim është ulja drastike e numrit të nxënësve në shkolla, shifër që ka arritur në 200 mijë fëmijë.

Të dhënat e studimit

100 mijë fëmijë të varfër nuk arrijnë të ndjekin rregullisht shkollën
28% e fëmijëve janë përfitues të ndihmës ekonomike
50 mijë fëmijë punojnë për të siguruar mbijetesën e familjeve
20% e fëmijëve në moshë shkollore jetojnë në varfëri
44% e fëmijëve konsumojnë mëngjesin gjatë 5 ditëve të javës
64% e fëmijëve me aftësi të kufizuara nuk ndjekin dot arsimin e detyrueshëm./Oranews

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme