Drejtori i Shërbimit Veterinar, në ministrinë e Bujqësisë Edi Ferro, deklaron se Shqipëria nuk është prekur nga gripi i shpendëve, ndonëse në disa shtete në kufi me Shqipërinë janë vënë re shenja të kësaj sëmundjeje.
“Shqipëria nuk konsiderohet vend i prekur, por është vend me rrezikshmëri të lartë sepse të gjitha vendet e rajonit kanë 1, 2 apo 3 vatra të konfirmuara. Ju mund të thoni si ka mundësi? Unë do të thosha se si ka mundësi që është prekur një pjesë e rajonit të Lombardisë dhe nuk është prekur pjesa tjetër e Italisë. ekspertët tanë bashkë me ata të BE-së nuk kanë një rast të konfirmuar. Të shohim si do të shkojnë gjërat në ditët në vijim”, tha Ferro.
Sipas Shërbimit Veterinar, ka pasur dyshime për raste në tre qytete të ndryshme, por analizat laboratorike nuk vërtetuan se kafshët ishin prekur nga gripi i shpendëve. “Shpendë të ngordhur ka dhe do të ketë. Veterinaria është shkencë dhe është vërtetuar nga analizat zyrtare se nuk kemi të bëjmë me një rast të gripit të shpendëve”, nënvizon Ferro.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...