Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) po shqyrton nëntë nominime të Trashëgimisë Botërore me kritere natyrore, duke përfshirë dy zgjerime dhe shtatë vende të reja, të cilat janë propozuar për vitin 2017.
Shqipëria është ne mesin e vendeve të përzgjedhura bashkë me Austrinë, Belgjikën, Bullgarinë, Kroacinë, Italinë, Rumaninë, Spanjën dhe Ukrahinën.
IUCN bën rekomandime nëse një vend duhet të jete në Listën e Trashëgimisë Botërore apo jo, si organi zyrtar këshillues për natyrën në Komitetin e Trashëgimisë Botërore.
Rekomandimet e IUCN do të jepen katër deri në gjashtë javë përpara takimit të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, i cili zhvillohet nga 2 deri më 12 korrik në Krakov të Polonisë.
Emërimet propozohen me mbishkrimin në Listën e Trashëgimisë Botërore nga shtetet palë që kanë ratifikuar Konventën e Trashëgimisë Botërore të vitit 1972 , një instrument unik i ruajtjes së trashëgimisë natyrore dhe kulturore. Si organ këshillëdhënës për natyrën sipas Konventës, IUCN është përgjegjëse për vlerësimin e të gjitha nominimeve që përmbajnë kritere natyrore.
Procesi i vlerësimit ka përfshirë misionet në terren si dhe konsultimet në nivel ndërkombëtar, rajonal dhe lokal. IUCN u konsultua gjerësisht me ekspertë, të cilët kanë njohuri përkatëse të vendeve apo vlerave natyrore që ata përfaqësojnë.
Paneli i Trashëgimisë Botërore i IUCN-së është thelbësor për këtë proces. Ai mblidhet çdo vit për të ofruar këshilla teknike dhe shkencore për IUCN-në në punën e saj mbi Trashëgiminë Botërore, duke siguruar cilësinë më të lartë të rekomandimeve që i janë dhënë Komitetit të Trashëgimisë Botërore.
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Deputetët e Komisionit për Shëndetësi presin në takim presid...
Mblidhen sot katër komisione parlamentare
Harris apo Trump, amerikanët votojnë për presidentin e ri
Osmani merr pjesë në lanisimin e raportit të UNICEF-it mbi n...
Moti për sot në Shqipëri