Google ADS

Shqipëria nis negociatat me Greqinë për njohjen e pensioneve

20:57 | 6 Shtator 2022
KRG

Ministria e Financave dhe Ekonomisë bën me dije përmes një postimi në rrjetet sociale se ka nisur diskutimet teknike me autoritetet greke për njohjen e pensioneve, një hap ky që do të shërbente për njohjen e viteve të punës për mijëra shtetas shqiptarë në shtetin helen.

Në njoftim mësohet se një ekip i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore ndodhet në Athinë, ku po zhvillon biseda informuese në lidhje me skemat e sigurimeve shoqërore që zbatojnë të dyja shtetet.

“Ky është një fillim i rëndësishëm që tregon për vullnetin e palëve për t’u ulur në tryeza të tilla diskutimi që synojnë arritjen dhe përmbylljen e marrëveshjes së ndërsjellët mes Shqipërisë dhe Greqisë, aq shumë të dëshiruar dhe të pritur nga bashkatdhetarët tanë”, shkruhet mes të tjerash në njoftim./A2 CNN

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme