Nga nesër, më 1 shtator, Shqipëria merr Presidencën e Këshillit të Sigurimit në OKB për herë të dytë.
Lidhur me këtë , ministrja e Shqipërisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka dhën ëdeklaratë për media, raporton Tvklan, përcjell Arbresh.info.
“Marrja e Presidencës vjen në një moment të vështirë, kur bota përballet me një sërë krizash serioze. Presidenca e KS na jep mundësinë të përcaktojmë se cilat situata krizash marrin vëmendjen e posaçme të KS. Shqipëria ka akumuluar gjatë 20 muajve të fundit një eksperience të vyer në tryezën e KS. Performanca e suksesshme që kemi pasur gjatë këtij mandati, na jep avantazh në sytë e aleatëve e partnerëve”, u shpreh ministrja.
Ndër të tjera, Xhaçka ka theksuar edhe rëndësinë që ka kjo Presidencë.
“Janë dy momente të rëndësishme të kësaj Presidence. Bëhet fjalë për një platformë bashkëpunimi, që garanton shpërndarjen e ndihmave humanitare kudo në botë, në kohë krizash. Ç’ka mundëson që bizneset e mëdha të ofrojnë kontributin e tyre, në plotësim të mekanizmave ekzistues të ndihmës humanitare. Kjo përmirëson dhe përshpejton mënyrën sesi shpërndahen këto ndihma e kontribute. Kjo iniciativë inovative i vjen në ndihmë korporatave dhe bizneseve të mëdha, duke lehtësuar kontributin e tyre humanitar. Ideja është pritur mjaft mirë dhe ka gjetur mbështetje nga aktorë e grupe interesi.”, u shpreh ajo.
Gjithashtu ministrja tha se aktiviteti tjetër shënjues i presidencës tonë i kushtohet agresionit të paligjshëm rus kundër Ukrainës.
“Merita i takon vendit tonë si një nga iniciatorët që e ka sjellë atë në vëmendje të KS. Aktiviteti tjetër shënjues i presidencës tonë i kushtohet agresionit të paligjshëm rus kundër Ukrainës. Si bashkëpenëmbajtës me SHBA, kjo është një nga çështjet që ka shënjuar mandatin tonë. Ka bërë që Shqipëria të fitojë respektin dhe admirimin e partnerëve e aleatëve. Ne do të organizojmë një Debat të Hapur të nivelit të lartë në KS. Debati do të fokusohet në pasojat e agresionit të paligjshëm rus kundër Ukrainës”, thekson Xhaçka.
Xhaçka shtoi se: Aktivitete e ngjarje të tjera do të shënojnë Shtatorin në OKB, edhe gjatë javës së Asamblesë Parlamentare. Aktivitetet që ju prezantova më lart, janë padyshim momentet kulmore të Presidencës tonë.
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë
Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura në 21,5% të...
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë
Zelensky: Macron po na ndihmon në konsultimet lidhur me misi...