Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se është nënshkruar memorandum bashkëpunimi mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Albgazit dhe kompanisë shtetërore të naftës në Azerbajxhan, SOCAR.
Përmes një postimi në Facebook, Rama u shpreh se kjo marrëveshje do të ndihmojë në zhvillimin e infrastrukturës së gazifikimit të qytetit të Korçës, transmeton Arbresh.info.
Para këtij nënshkrimi, Rama njoftoi se ka nënshkruar marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe për krijimin e kompanisë së përbashkët publike të energjisë.
“Baku, Azerbajxhan – Pas nënshkrimit të marrëveshjes me Emiratet e Bashkuara për krijimin e kompanisë së përbashkët publike të energjisë, u zhvillua takimi me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev ku nënshkruam memorandumin e bashkëpunimit mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Albgazit dhe kompanisë shtetërore të naftës në Azerbajxhan, SOCAR, për zhvillimin e infrastrukturës së gazifikimit të qytetit të Korçës, për të cilën janë kryer studimet paraprake e do të nisë puna për projektin e detajuar inxhinierik”, ka shkruar Rama./Arbresh.info
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj
Mbappe dhe Valverde të “pamëshirshëm”, realizojnë dy supergo...
Tottneham dhe Liverpool mbyllin xhiron e 17-të, këto janë 11...
Kritika ndaj autoriteteve gjermane pas sulmit në tregun e Kr...
Drita e mbyll si kampione stinorin vjeshtor, Ballkani e ndje...