Shqipëria dhe Hungaria i kanë nënshkruar dy marrëveshje bashkëpunimi dhe kanë shprehur gatishmërinë e tyre për ta thelluar edhe më shumë bashkëpunimin dhe investimet hungareze në Tiranë.
Një marrëveshje në fushën e bujqësisë dhe një tjetër në atë të administratës publike u nënshkruan gjatë një vizite të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, në Budapest, ku ai u takua nga lideri hungarez Viktor Orban.
“Biseduam se si mund ta zgjeronim këtë bashkëpunim që, në fakt, nuk është bashkëpunim në vetvete, por është ndihmesë me një drejtim nga pala hungareze drejt nesh”, tha Rama gjatë një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Orban.
Ai tha se me Orbanin bisedoi për thellimin e metejshëm të bashkëpunimit dhe tregoi se investimet e kompanive hungareze në Shqipëri kapin vlerën e rreth 350 milionë eurove.
“Ndihemi të inkurajuar nga fakti që kompanitë hungareze po investojnë, por gjithashtu edhe numri i investimeve të drejtpërdrejta të huaja në shifra me euro që vijnë nga Hungaria është i pazakontë duke u krahasuar gjithnjë me vende që janë si Shqipëria në madhësi”, tha Rama.
Vizita e Ramës në Budapest vjen rreth një vit pasi Orbani e kishte vizituar Shqipërinë.
Orbani tha se Hungaria është e hapur ta ndihmojë Shqipërinë në modernizimin e ekonomisë së saj.
“Ne duam që kompanitë hungareze të kenë sukses në Shqipëri… mund t’ju them që kompanitë tona po ecin shumë mirë edhe në tregun e telekomunikacionit. Kemi edhe një projekt shumë të madh me Shqipërinë. Shqipëria dhe Egjipti do të lidhen, pra Evropa dhe Egjipti do të lidhen me anën e një rrjeti të telekomunikacionit”, th Orban.
Orban iu referua një marrëveshjeje që Shqipëria e nënshkroi në shkurt të këtij viti me kompaninë hungareze 4iG për ndërtimin e një linje kabllore direkte nënujore me Egjiptin.
Projekti i linjës kabllore, sipas qeverisë shqiptare, pritet të kthejë Shqipërinë një nyje të rëndësishme ndërkombëtare. Rama kishte thënë asokohe se projekti do të siguronte një qasje “në këtë rrugë të re, në këtë autostradë të re digjitale të Mesdheut për një sërë vendesh” të Evropës Qendrore.
Ky projekt parashihet se do të kushtojë rreth 100-115 milionë euro.
Vitet e fundit, Hungaria ka shtuar praninë e saj në ekonominë shqiptare. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, numri i kompanive të zotëruara pjesërisht, ose plotësisht nga kapitali hungarez është dyfishuar midis viteve 2016 dhe 2020.
Vlera e investimeve hungareze u rrit 37 herë nga viti 2018 deri në vitin 2021, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë.
Kompania 4iG zotëron dhe administron në Shqipëri një prej dy kompanive të telefonisë celulare si dhe telefoninë fikse, që e bleu nga një kompani turke që e zotëronte atë. Ndërsa grupi bankar OTP bleu filialin shqiptar të Alpha Bank të Greqisë.
Rama shprehu dëshirën që investimet hungareze të kenë ndikim edhe në sektorin e turizmit.
“Duam që edhe investimet në turizëm të pasojnë dhe që të kemi flamurin hungarez në Shqipëri dhe na pëlqen shumë flamuri hungarez”, tha kryeministri shqiptar.
Rama tha se e falënderoi Orbanin për atë që ka bërë presidenca e Hungarisë, sipas tij ndryshe nga shtete të tjera “me vepra dhe jo me fjalë”.
Javë më parë, Shqipëria u ftua nga Bashkimi Evropian ta hapë e parë në negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë më 15 tetor.
Hungaria, e cila mban presidencën gjashtëmujore të BE-së, u dërgoi një letër vendeve anëtare të bllokut, në të cilën theksohej se Shqipëria i ka përmbushur kushtet e nevojshme për hapjen e këtij kapitulli, i cili ka të bëjë me të drejtat themelore.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...