Reshjet e dëborës kanë vijuar gjatë natës dhe mëngjesit, duke zbritur deri në zonat e ulta.
5-10 cm dëborë ka rënë në Lezhë, por superstrada Lezhë-Fushë-Krujë, që dje ishte me probleme, sot kalohet lirisht nga automjetet. E rënduar është situata në Bulqizë, ku reshjet e dendura të dëborës kanë bërë që rruga Bulqizë-Peshkopi dhe Bulqizë-Burrel të kalohen me shumë vështirësi me zinxhirë. Të bllokuara janë rrugët Bulqizë-Krastë, Qafë e Buallit-Zona D si dhe Ura e Çerenecit-Stëblevë.
Të izoluar janë dhe njësitë administrative Trebisht, Ostren, Martanesh dhe shumë fshatra të njësive Fushë-Bulqizë, Zerqan dhe Shupenzë. Trashësia e dëborës në qytet është 30 cm, ndërsa në njësitë adminstrative varjon nga 50 deri në 80 cm.
Ka vijuar dhe sot bllokimi i punës në minierat e Zonës D dhe të Martaneshit. Ka edhe ndërprerje të mësimit.
I bllokuar është ndërkohë aksi Librazhd-Stëblevë. Rruga Elbasan-Gjinar kalohet vetëm me zinxhirë. Mësimi nuk zhvillohet në Labinot-Mal dhe fshatrat e tij dhe në Gracen./Top Channel
Ndoqën instruksionet e navigacionit, tre burra nga India udh...
Mbrëmë 40 gola në Champions, veç njëherë më parë në histori ...
A e mërziti Driloni, Sarën? – shihet duke qarë
Dhuratat për fund vit, presidenca shpall tenderin për furniz...
Hedhja e granatave në stacionin policor në Zveçan, Maqedonci...
Gjenden mbetje mortore në Suhodoll