Miti i krijuar se Shqipëria është një vend i rrezikshëm, shkrimet që edhe ajo ka bërë vete, për lidhjet e karteleve të drogës mes vendit tone dhe Ekuadorit dhe sugjerimet e miqve të saj, i ka lënë pas dhe ka vendosur ta prekë Shqipërinë nga afër.
Soraya Constante, gazetare e njohur në Spanjë, në pak ditë ka ndryshuar tërësisht mendim. Por si e shikon ajo tani Shqipërinë?
“Erdha me idenë që është një vend shume i rrezikshëm. Jam me origjinë nga Amerika Latine dhe mafia Shqiptare ta bën të mendosh këtë gjë. Miqtë më thanë të mos vij, të kem kujdes sepse nuk kthehesh më por kur erdha këtu gjeta një vend të mrekullueshëm. Njerëz shume mikpritës dhe qetësi. Janë lajmet tona që nisin me “Mafian Shqiptare” që nuk të lejojnë të shikosh se çfarë ka në brendësi Shqipëria.”– tha Soraya Constante, gazetare “El Pais”.
Shqipërinë, gazetarja spanjolle ka vendosur të vizitojë më bashkeshortin e saj.
Ata thonë se janë të mrekulluar nga natyra por kanë edhe disa kritika për shërbimet.
“Duhet të ruani më mirë monumentet. Ishim në Butrint dhe ishte shume i veçantë por nuk ruhej dhe shpejt do të dëmtohet sepse njerëzit ecnin mbi të, në botë nuk lejohesh ti afrohesh ashtu. Së dyti të krijoni më shumë mundësi mbi transportin publik sepse mu kujtua Amerika Latine. Për Europën, nuk duhet të funksionojë kështu. Dhe së treti, te paguash me kartë. Ka shumë pak vende ku ofrohet kjo pagesë dhe kjo është mangësi.”tha Soraya Constante, gazetare “El Pais”
“Na pëlqen shumë vendi dhe mikpritja sepse është shumë ndryshe prej ku ne vijmë por ka disa gjera që duhen ndryshuar. Transporti publik është problem i madh, infrastruktura, rrugët dhe trafiku 4-5 orë nga Tirana në Shkodër. Dhe çmimet, ishin jashtë pritshmërive. Këtu në Shkodër dhe Tiranë janë në rregull por në Jug në disa vende ishin 80-90 euro personi, ndoshta më shtrenjtë se sa tek ne në Spanjë në kulmin e sezonit.”- tha Sergio Martín, turist spanjoll.
Përpara se të udhëtonin drejt alpeve, gazetarja nga Spanja, u njoh edhe me te kaluarën komuniste të vendit tonë përmes “Vendit të Dëshmisë dhe Kujtesës”
“Jam befasuar shume me të kaluarën tuaj. Kam vizituar shumë muze por ky është i jashtëzakonshëm. Sa njeriu është vrare dhe ekzekutuar nga komunizmi. Kur mendon Shqipërinë, ne nuk e dijmë këtë pjesë të pasurisë tuaj kombëtare. Njerezit duhet ta mesojnë se vendi juaj është i pasur me histori, art dhe kulturë dhe këtë duhet t’ia tregoni të tjerëve.”- tha Soraya Constante gazetare “El Pais”./TCH/
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...