Shtesa natyrore e popullsisë së vendit është në prag kë kthesës së fortë negative për shkak se numri i lindjeve po barazohet me numrin e vdekjeve duke sinjalizuar se për shumë pak kohë shtesa natyrore do të hyjë në territor negativ, ku vdekjet të tejkalojnë lindjet. Ky kufi e çon Shqipërinë në procesin e shpejtë të plakjes.
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në tremujorin e parë 2019 numri i lindjeve tejkalon me 11 numrin e vdekjeve. Në tremujorin e parë 2019 numri i lindjeve ishte 37 më i lartë se i vdekjeve.
Si pasojë e rënies së lindjeve në shtatë qarqe, shtesa natyrore e popullsisë ishte negative, ndërsa në pesë qarqe të vendit kanë shënuar shtesë natyrore pozitive të popullsisë.
Vlera më e lartë e shtesës natyrore regjistrohet në qarkun e Tiranës, ku numri i lindjeve tejkalon me 560 numrin e vdekjeve, ndërsa ajo më e vogël regjistrohet në qarkun e Korçës, ku vdekjet tejkalojnë me 248 numrin e lindjeve.
Në tremujorin e parë 2020 pesë qarqe të vendit kanë shënuar shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në shtatë qarqe, shtesa natyrore e popullsisë ishte negative. Në tremujorin e parë 2020 vlera më e lartë e shtesës natyrore regjistrohet në qarkun e Tiranës, ku numri i lindjeve tejkalon me 560 numrin e vdekjeve, ndërsa ajo më e vogël regjistrohet në qarkun e Korçës, ku vdekjet tejkalojnë me 248 numrin e lindjeve.
Në tremujorin e parë 2020 tre qarqe të vendit kanë shënuar rritje të numrit të lindjeve, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019, ndërsa në nëntë qarqe ka pasur rënie. Numri më i madh i lindjeve regjistrohet në qarkun e Tiranës, me 2.059 lindje, ndërsa ai më i vogël në qarkun e Gjirokastrës, me 91 lindje.
Rritjen më të madhe në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të parë 2020, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019 e ka qarku i Lezhës me 17,6 %, rënien më të madhe e ka qarku i Kukësit me 38,7 %.
Në tremujorin e parë 2020 dhjetë qarqe të vendit kanë shënuar ulje të numrit të vdekjeve, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019, Korça ka pasur rritje, ndërsa Elbasani nuk ka pasur ndryshim.
Numri më i vogël i vdekjeve regjistrohet në qarkun e Kukësit me 134 vdekje, ndërsa ai më i lartë në qarkun e Tiranës, me 1.499 vdekje. Rënien më të madhe në përqindje të vdekjeve, gjatë tremujorit të parë 2020, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019 e ka qarku i Dibrës me 21,0 %, ndërsa rritjen më të madhe në përqindje e ka qarku i Korçës me 2,8 %.
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person