Jo vetëm bukuritë mahnitëse të bregdetit dhe alpeve, por siguria dhe mikpritja e shqiptarëve janë arsyet se përse të huajt e kanë vizituar dhe shfaqin interes për të qenë sërish në vendin tonë.
Nga Panairi Ndërkombëtar i Turizmit “FITUR“ në Madrid, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se vendi i shqipeve renditet ndër shtetet më të sigurta në Europë.
“Shqipëria, jo vetëm që është e bekuar, por edhe mjaft e sigurt dhe siguria është një nga fjalët më të përdorura prej turistëve që vijnë nga kryeqytetet perëndimore. Në këtë drejtim, jemi në rregull. Kemi ende çështje me probleme me burokracinë, por shumë herë më të shpejtë se burokracitë e Bashkimit Europian. Ne, bazuar në statistikat e Bashkimit Europian, jemi vendi me numrin më të ulët të vjedhjeve të shtëpive në Europë, vendi kampion është Britania e Madhe”, tha Rama.
Në krah të Gabriel Escarrer Jaume, CEO i gjigantit ndërkombëtar “Meliá Hotels International”, i cili ka ardhur në Shqipëri me një seri kontratash, Rama tha se qeveria e tij synon të nxisë turizmin luksoz.
“Na duhet të nxisim më shumë turizëm luksoz për të mos rënë viktimë e turizmit masiv, që në fund të fundit nuk i jep vendit aq përfitim saç mund t’i sjellë dëme”, shtoi ai.
Përpara gazetarëve spanjollë, Rama u shpreh se Shqipëria u rendit me statistika si vendi i tretë në botë për rritjen e turizmit vitin që lamë pas. Për reference, solli numrin e turistëve që kanë hyrë përmes Aeroportit “Nënë Tereza”.
“Ne jemi vendi i tretë sa i takon rritjes së turizmit në botë, pas Katarit dhe Arabisë Saudite, pra të tretët, pa Kupën Botërore dhe pa Mekën. Është një rezultat mjaf i mirë”, theksoi Rama.
Më herët nga Panairi Ndërkombëtar i Turizmit në Madrid, Rama e vuri theksin tek nevoja e investimeve në këtë sektor, pas bumit të të huajve që vizituan Shqipërinë përgjatë vitit që lamë pas.
“Na duhet të shtyjmë shumë më fort edhe për investime të reja sepse përndryshe do të gjendemi në një situatë të padëshirueshme dhe te papëlqyeshme midis një kërkese që rritet dhe një oferte që nuk arrin dot të rritet në proporcion me kërkesën”, tha Rama.
Gjatë qëndrimit në Spanjë, krahas takimit të martën me homologun Sancez, Kryeministri u takua me mbretin Philip, investitorë si dhe operatorë turistik spanjollë./tvklan.al
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...