Për herë të parë në histori Shqipëria do të marrë pjesë në këtë vit, në lojërave islamike. Si shtet anëtar i Konferencës Islamike që nga viti 1992 vendi ynë ka marrë ftesë në çdo vit që janë organizuar këto lojëra, por vetëm në 2017-n Komiteti Olimpik Kombëtarë Shqiptar ka vendosur të marrë pjesë.
“Edhe ne si Komiteti Olimpik kemi marrë miratimin nga Ministria e Jashtme dhe nga Ministria e Sporti. Pa e paragjykuar do të marrim pjesë e në këto aktivitete duke dërguar sportistët tanë në mënyrë që t’i shërbejë bashkimit midis popujve midis besimeve pavarësisht se sporti është jashtë politikave fetare”, tha Stavri Bello sekretar i përgjithshëm i KOKSH.
Edhe pse mbajnë emrin e Lojërave të Solidaritetit Islamik, në këtë aktivitet nuk do të ketë kritere fetare në pjesëmarrje.
“Nuk duhet keqinterpretuar me fjalën Islam. Nuk ka asnjë lloj kriteri mbi besimin fetar është e hapur të marrin pjesë të gjithë sportistët që dëshirojnë dhe pretendojnë për të arritur rezultate pozitive. Ne deri tani mendojmë të marrim pjesë në 7 disiplina të ndryshme sportive me një delegacion modest sepse kaq na e lejojnë mundësitë financiare, por do të çojmë sportistët tanë më të mirë”, shprehet Stavri Bello.
Për herë të parë Lojërat e Solidaritetit Islamik janë zhvilluar në vitin 2005 në Arabinë Saudite, pas 5 vitesh edicioni i dytë që ishte parashikuar të zhvillohej në Teheran u anulua për shkak të konfliktit mes shteteve, ndërkohë që edicioni i fundit është zhvilluar në vitin 2013 në Palembang të Indonezisë.
Në këtë vit këto lojëra do të organizohen në Baku të Azejrbaxhanit nga 12 deri në 22 maj.
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...