Media ekonomike italiane “IlSole 24Ore” ka përpunuar të dhënat e fundit të Bankës Botërore për indeksin e qeverisjes, duke u përqendruar në treguesin e korrupsionit dhe zbatimit të ligjeve, dy tregues që lidhen ngushtësisht me njëri tjetrin, ku dhe rezulton që Shqipëria çalon dukshëm.
Indekset e Bankës llogariten duke marrë një vlerë maksimale prej 2.5% dhe minimale prej -2.5%. Në Shqipëri, treguesi më negativ është ai i korrupsionit, që merr -0.398 pikë, duke bërë që vendi ynë të hyjë në listën e shteteve që nuk e kontrollojnë dot këtë fenomen, së bashku me vende si Tajlanda, Brazili, Indonezia.
Nga vendet e rajonit, më mirë se ne janë Mali i Zi, Greqia, Bullgaria, Serbia, Maqedonia, ndonëse të gjitha renditen në zonën negative. Pothuajse në të njëjtin nivel me Shqipërinë është Kosova dhe pak më keq renditet Bosnjë Hercegovina, shteti që ka problem të shumat për shkak të ndarjes etnike.
Shteti që nuk arrin të kontrollojë më shumë korrupsionin në botë është Somalia, që e ka këtë tregues -1.68, ndërsa vendi më pak i korruptuar është Zelanda e Re, i ndjekur nga shtetet nordike, përkatësisht Finlada, Suedia, Norvegjia.
Në indeksin total të qeverisjes, publikuar pak kohë më parë nga Banka Botërore, i cili mat gjashtë elementë (kontrolli i korrupsionit, efikasiteti i qeverisjes, stabiliteti politik dhe mungesa e dhunës, cilësia e ligjeve, zbatimi i ligjeve, liria e shprehjes), Shqipëria renditet në vend të 100, duke lënë pas Kosovën, Maqedoninë Bosnjën, ndërsa pak më mirë është Serbia. Treguesi tjetër ku Shqipëria ka marrë pikë negative është ai i zbatimit të ligjeve, ku merr një pikëzim negativ prej -0.347, që është më i keqi në rajon, së bashku me Kosovën. Në këtë tregues paraqitet më pozitiv edhe Bosnja, që është shteti më problematik në Ballkan.
Në një tregues që zbatimi i mirë i ligjeve lidhet ngushtësisht me nivelin e ulët të korrupsionit, shtetet që kanë zbatimin më të mirë të ligjeve në botë janë ato që kanë dhe korrupsionin më të ulët, pra sërish kryesojnë në këtë indeks shtetet nordike, ku e para është Suedia, e ndjekur nga Norvegjia dhe Finlanda.
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...
Policia shpall në kërkim personat që shihni në foto