Shqipëria mbetet në krye të sugjerimeve të mediave europiane edhe në fund të këtij sezoni turistik. Media e njohur zvicerane “20 Minutes” i bën jehonë turizmit shqiptar edhe në periudhën e Shtatorit.
Në artikullin e saj Shqipëria renditet krahas, Stambollit në Turqi, Hieres në Francë, Algraves në Portugali dhe Kalabrisë në Itali. Duke ftuar turistët të shijojnë qetësinë e Shtatorit, media zvicerane rendit disa arsye përse duhet vizituar Mesdheu, e në krye rendit Shqipërinë.
“Shtatori është një nga periudhat më të mira të vitit për të shijuar pellgun e Mesdheut. Pas valës së të nxehtit, temperaturat mbeten mjaft të ngrohta për not, kuzhina është e shijshme, vala e madhe turistike ka kaluar dhe çmimet po bien”. Kështu e nis artikullin e saj media “20 Minutes” teksa rendit në vend të parë Shqipërinë me qytetin e Sarandës dhe plazhet e bukur të saj.
E ndërsa flet për Sarandën, gazetari Emanyel Kuasi ndalet edhe tek Ksamili si një nga destinacionet që ndodhet brenda qytetit por që mund të vizitohet mjaft lehtë nga turistët.
“Saranda është një qytet port në jug të Shqipërisë, afër kufirit me Greqinë. Duke marrë rrugën që të çon në Ksamil, një fshat simpatik në një gadishull, mund të shihni Korfuzin nga larg. Vendi është pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit. Edhe më në jug, përmes dy ishuj të vegjël: Stilitin dhe Tongo”, shkruan më tej gazetari zviceran.
Edhe Kryeministri Edi Rama është ndalur tek artikulli i medias zvicerane.
“Shqipëria turistike vijon të bëjë jehonë në mediat e huaja.“20 Minutes”, një media shumë e njohur zvicerane, në një artikull të fundit të saj iu sugjeron lexuesve që të vijnë për pushimet e shtatorit në Shqipëri”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Prej dy muajsh, turizmit dhe natyrës shqiptare i është bërë jehonë në mediat më të njohura ndërkombëtare.
Ngritet aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për shitblerj...
Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eur...
Kurti kërkon angazhim maksimal për zgjidhjen e problemeve të...
Salah pas fitores ndaj Leicesterit: Shpresojmë se do ta fito...
Policia e Kosovës sot do të shpërndajë dhurata për fëmijët
Hamza shpreh mirënjohje për gazetarët: Një media e lirë ësht...