Shqipëria është një ndër vendet me naftën më të shtrenjtë në rajon.
Arsyeja kryesore janë taksat që paguhen në një litër naftë janë 115-120 lekë.
Nëse bëjmë një krahasim me vendet e rajonit taksat janë më të pakta. Në Kosovë dhe Maqedoni paguhen vetëm dy taksa TVSH dhe akcizë.
Edhe pse javët e fundit nafta në Shqipëri ka pësuar një ulje me rrteh 5 lekë ajo përsëri konsiderohet më e shtrenjta në rajon.
Aktulisht në tregun e shitjes me pakicë një litër naftë kushton 178 -179 lekë ndërsa ulja erdhi pas rënies drastike të çmimit të naftës në tregjet botërore. Por pse shqiptarët paguajnë më shtrenjë?
Kjo pasi në një litër naftë në vendin janë 115-120 lekë janë vetëm taksa. Në të janë të përfshira 7 taksa që paguhen aktualisht Akciza 37 lekë, 27 lekë taksë qarkullimi, 3 lekë taksë karboni dhe 7 deri në 10 lekë taksë rilicencimi.
Ndërkohë barra e taksave në një litër naftë në rajon është disa herë më e ulët se në Shqipëri, raporton “Ora”.
Në Kosovë një litër naftë kushton vetëm 1 euro ndërsa paguhen vetëm dy taksa akcizë dhe Tvsh. Ndërsa ditët e fundit në shumë pika të tregtimit të karburanteve një litër naftë kushton nën 1 euro.
Po ashtu edhe Maqedonia ka vetëm dy taksa që i paguan me naftën akcizën dhe TVSH-në të cilat zenë një peshë shumë herë më të ulët se në vendin tonë. Në total, në Maqedoni taksat direkte janë rreth 48 lekë për litër dhe në Shqipëri 97 lekë për litër, pra dyfishi.
Shqetësimin për çmimin e lartë të naftës e kanë ngritur edhe bizneset që operojnë në vend ndërsa kërkojnë ngritjen e një institucioni i cili të meret posaçërisht me monitorimin e këtij tregu.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...