Shqipëria në garën e Çmimit të Madh të Orëve 2024, Balla: Përgëzim i merituar argjendarit të talentuar

09:05 | 23 Korrik 2024
E.G

Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla ka përgëzuar agjendarin Pirros për futjen e Shqipërisë në garën e Çmimit të Madh të Orëve 2024 në Gjenevë në Zvicër.

Me anë të një postimi në Facebook, Balla ka thënë se vepra është shumë e çmuar, shkruan Arbresh.info.

“Një përgëzim i merituar argjendarit të talentuar mikut tim Pirros, i cili e futi Shqipërinë në garën e Çmimit të Madh të Orëve 2024 në Gjenevë, Zvicër, ose ndryshe “Oskari” botëror i orëkrijuesve. Vepra shumë e çmuar është një orë me një fushë prej 1500 pllakëzash mikroskopike në gur të kuq nga Murano, mbi të cilën janë vendosur 12 valltarë shqiptarë nga 0.9mm, punuar me dorë në ar të verdhë 18 karatësh”, ka shkruar ai./Arbresh.info/

Të ngjashme