Google ADS

Shqipëria në Eurovision 2024, Rama thirrje shqiptarëve: T’i japim Besës mbështetjen tonë

13:42 | 8 Maj 2024
E.K

Shqipëria përfaqësohet më 9 maj në Eurovision me këngëtaren Besa Kokëdhima, e cila do të performojë e 2-ta në skenën magjike.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar në rrjetin social Instagram “Titan”-in e Besës, duke u bërë thirrje qytetarëve që ta mbështesin dhe ta votojnë atë në kampionatin europian të këngës.

“Nesër Shqipëria përfaqësohet në Eurovision me Besën dhe në këtë kampionat europian të këngës, ku të gjithë konkurentët presin mbështetjen me votë të popullit të tyre, prandaj le t’i japim Besës shqiptare mbështetjen tonë duke i uruar një sukses sa më të madh”, shkruan Rama.

Ndryshe, të enjten më 9 maj do të jetë gjysmëfinalja e dytë ku do të garojë edhe Shqipëria me këngëtaren Besa Kokëdhima./Arbresh.info

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme