Google ADS

Shqipëria ndihmohet me 100 mijë euro nga Serbia

20:12 | 8 Dhjetor 2017
M. A.

Qeveria serbe ka miratuar një vendim për të dërguar ndihmë financiare prej 100,000 eurosh për Shqipërinë pas përmbytjeve të fundi që kanë goditur këtë vend.

Për shkak të situatës së vështirë humanitare, Qeveria e Serbisë, përveç mjeteve financiare, do të dërgojë ndihmë në mallra, transmeton lajmi.net.

Gjithashtu, kryeministrja serbe Ana Bërnabiq i kishte dërguar një letër homologut të saj shqiptar, Edi Rama, e cila kishe shprehur mbështetje për përmbytjet nga moti i ligë. /Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme