Cenimi i hapësirës demokratike për njerëzit që punojnë dhe ndikimi i pakontrolluar i korporatave janë në rritje.
Ky është konkluzioni i raportit më të fundit nga Konfederata Ndërkombëtare e Tregtisë (ITUC).
Indeksi i të drejtave globale të ITUC 2018 ka vënë në shënjestër shtetet që nuk respektojnë të drejtat e punonjësve. Sipas këtij raporti, Shqipëria bën pjesë në shtetet, ku në mënyrë të rregullt, korporata të ndryshme shkelin të drejtat e punonjësve.
Sipas raportit, kudo në botë ka pasur kufizime për fjalë të lirë në publik kur kërkohen të drejtat, si dhe janë shtuar protestat e sulmet gjithnjë e më të dhunshme ndaj mbrojtësve të të drejtave të punëtorëve. “Puna e denjë dhe të drejtat demokratike janë cenuar në gati të gjitha vendet, ndërkohë që pabarazia vazhdoi të rritet.”-thuhet në raportin e ITUC.
Edicioni i pestë i Indeksit të të Drejtave Global të ITUC-it rendit 142 vende, sipas shkallës së respektimit të të drejtave të punëtorëve.
Në cilësimet e dhëna në raport, Shqipëria bën pjesë në grupin e shteteve ku të drejtat e punonjësve cenohen në mënyrë të rregullt, ashtu sikurse edhe në Maqedoni; ndërsa në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë në mënyrë sistematike, një nivel më i përkeqësuar sipas indeksit.
Fuqia e demokracisë për të ndryshuar rregullat u shfaqën me qeveritë e sapozgjedhur në Islandë, Kanada dhe Zelandë të Re që vepronin në interes të njerëzve që punonin, me ligje për të mbyllur boshllëkun e pagave gjinore, për të paguar pushimet, duke rritur pagat në mënyrë të vazhdueshme, si dhe me shfuqizimin e ligjeve represive të punës.
Dhjetë vendet më të këqija për punëtorët në vitin 2018 janë: Algjeria, Bangladeshi, Kamboxhia, Kolumbia, Egjipti, Guatemala, Kazakistani, Filipinet, Arabia Saudite dhe Turqia.
Raporti nënvizon se ndonëse kontinenti që përformoi më mirë, në Evropë punëtorët ende vuajnë nga efektet afatgjata negative të masave të shtrëngimit, të cilat të gjitha po shkatërrojnë kuadrin ekzistues të marrëveshjeve kolektive, veçanërisht në vendet e prekura nga politikat e Trojkës (Komisioni Evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar), si Portugalia, Spanja dhe Greqia. “Në vitet 2017-18, vendet evropiane u karakterizuan gjithashtu nga një rënie sa i përket kriterit të respektimit të dialogut social trepalësh- një rënie që minoi qeverisjen e punës. Në Francë, një vit pasi ligji fiskal “El Khomri” reformoi Kodin e Punës, i cili u detyrua të hyjë në ligj pa debat parlamentar, qeveria e sapo zgjedhur zgjeroi debatet demokratike dhe miratoi ordinancat e kundërligjshme që nënvleftësuan më tej, hierarkinë e standardeve dhe dobësuan mbrojtjen e punëtorëve. Në Maqedoni, qeveria me kokëfortësi refuzoi të rinegociojë Marrëveshjen Kolektive të Përgjithshme për sektorin publik duke hedhur poshtë të gjitha kërkesat e shoqatave”- thuhet në raport./monitor
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek