Google ADS

Shqipëria ndër më të dobëtat për kah anglishtja në BE

20:18 | 5 Nëntor 2019
Arbresh.info

Një studim i ri thotë se italianët po bëjnë shumë pak progres për sa i përket perfeksionimit të anglishtes, derisa Italia renditet më së keqi në BE për sa i përket aftësive të gjuhës angleze ndër qytetarë.

Ndonëse italianët mund të kenë aftësi të mira të gjuhës angleze në disa pika kryesore turistike, një renditje e re ndërkombëtare e ka vendosur vendin prapa shumë vendeve tjera fqinje evropiane.

Indeksi i Zotësisë së Anglishtes (EPI) nga kompania globale për trajnime gjuhësh “Education First” (EF) e ka renditur Holandën në vend të parë mes 100 vendesh të cilat nuk e kanë anglishten si gjuhë nacionale, bazuar në rezultatet e marra nga shtetasit e secilit vend.

Në vend të 36-të, Italia është vendosur pak prapa Spanjës në grupin e vendeve me “kompetencë mesatare” dhe prapa të gjitha vendeve të Bashkimit Evropian.

Në Evropë si tërësi, vendet që performuan më së keqi ishin Bjellorusia, Rusia, Ukraina, Shqipëria, Gjeorgjia, Turqia dhe Azerbajxhani.

Sikurse me shumë gjëra tjera, rajonet e Italisë shfaqën dallime kur bëhej fjalë për zotësinë e gjuhës angleze, ndërsa dallimet mes rajoneve veriore dhe atyre jugore u vunë re.

Rajoni i renditur më të larti ishte Emilia-Romagna, i njohur për universitetin e famshëm të Bolonjës dhe për jetën studentore. Në ndërkohë, Basilicata u rendit më së keqi, e pasuar nga Puglia dhe Mollse.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme