Sipas raportit të Organizatës Ndërkombëtare për Migrim rezulton se rreth 0.5% e të rriturve në botë po përgatiten aktivisht për të emigruar, një e dhënë që në shifra absolute është 23 milionë njerëz.
Destinacionet kryesore të kësaj vale potenciale janë SHBA, Britania e MAdhe, Arabia Saudite, Franca, Kanadaja, Gjermania dhe Afrika e Jugut. Një në tre të rritur që u përfshinë në sondim rezultoi se ka në plan të emigrojë.
Gjysma e kësaj kategorie jeton në 20 vende përfshirë Nigerinë, Indinë dhe Republikën Demokratike të Kongos, tre vendet me numrin më të madhe të emigrantëve potencialë.
Afrika Perëndimore, Azia Jugore dhe Afrika e Veriut janë rajonet ku është numri më i madh e njerëzve që duan të zhvendosen. Raporti thekson se vlerësimi i migriimit potencial do parë si një kriter parashikues, por ai nuk përputhet me valën migratore aktuale. Sipas raportit në Europën Jugore ku bën pjesë edhe Shqipëria kanë në plan për të emigruar 3.1 milionë njerëz dhe po bëjnë përgatitje 1 milionë. Një shifër jo e vogël, nëse kujtojmë se çfarë zhurme u bë për vetëm 118 mijë shqiptarë azilkërkues. Çka ka më shumë rendësi dhe që prek direkt vendin tonë, i cili sipas të gjitha statisitikave po përjeton shndërrimin demograf si pasojë e moshimit, është fakti se Shqipëria hyn ndër 20 vendet kryesore të botës për përqindjen që zënë në numrin total të popullsisë ata që duan të ikin. Konkretisht 9.1% e shqiptarëve të Shqipërisë kanë në plan largimin, kurse 3.2% e tyre po bëjnë përgatitje.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...