Shqipëria ndalon përdorimin e qeseve plastike njëpërdorimshme nga 1 qershori

11:41 | 30 Maj 2022
A. B.

Nga 1 qershori nuk do të lejohet përdorimi i qeseve plastike njëpërdorimshme në Shqipëri.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nëpërmjet një postimi në Facebook ku ka shpërndarë një video ndërgjegjësuese shprehet se nga e mërkura do të nisë një epokë e re për vendin.

“Mirëmëngjes dhe duke ju kujtuar se prej të mërkurës nis një epokë e re për Shqipërinë patriotike, me ndalimin e qeseve plastike njëpërdorimshme në favor të mbrojtjes së atdheut të fëmijëve tanë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Më herët kreu i qeverisë ka sqaruar se nuk do të ketë asnjë lëshim për prodhuesit e qeseve plastike. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme