Me 101 vota pro Kuvendi i Shqipërisë miratoi rezolutën ku dënohet sulmi i 24 shtatorit në veri të Kosovës.
Në sallë ishin të pranishëm 106 deputetë, nga ku asnjë nuk votoi kundër, por pati 1 abstenim.
“Shqipëria ka qëndruar, qëndron dhe do të qëndrojë përherë me Kosovën, në ditë të mira dhe në kohë të vështira. Kosova mbetet projekti i madh strategjik i Shqipërisë dhe po aq mbetet projekti i madh sovraniteti dhe integriteti territorial i saj,” – u shpreh kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Mimi Kodheli.
Edhe pse u dakordësua me mazhorancën socialiste për të dalë me një draft të përbashkët për Kosovën, Sali Berisha nuk i ndali akuzat ndaj kryeministrit Rama.
“Unë garantoj shqiptarët se Rama vazhdon si argat i Vuçiçit çdo ditë dhe çdo javë e muaj përpjekje për zbatimin e projektit të tyre të ndarjes së Kosovës. Ata kanë një qëllim dhe vetëm një qëllim, ndarjen e Kosovës sipas oreksit serb,” – tha Berisha.
Partia Demokratike zyrtare e drejtuar nga Lulzim Basha e kundërshtoi draftin e punuar mes Partisë Socialiste dhe grupit parlamentar demokrat, të drejtuar nga Gazment Bardhi, duke sjell në Kuvend 3 amendamente nga deputeti Kreshnik Çollaku.
“Ky tekst me 3 fjali që Kuvendi i Republikës së Shqipërisë i përgjigjet aktit më të rëndë pas luftërave në Ballkan, një agresioni ushtarak ndaj veriut të Kosovës është një tekst që mua më turpëron. Ky është një tekst i cili mungon të përcjellë zërin e Shqipërisë në mbështetje të Kosovës,” – deklaroi Çollaku./euronews
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...