Shqipëria miraton ndihmën prej 1 milion euro për tërmetin në Turqi

15:01 | 22 Shkurt 2023
A Z

Qeveria e Shqipërisë ka miratuar në mbledhjen e kësaj jave ndihmën e Shqiperisë për tërmetin në Turqi në vlerën prej 1 milion euro.

Vendimi për donacionin 1 milion eurove nga qeveria shqiptare, në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti në Turqi, u bë me dije nga kryeministri Rama gjatë një bisede telefonike për një televizion turk.

Në emisionin dedikuar mbledhjes së donacioneve për tërmetin, Rama dhuroi në emër të shqiptarëve shumën prej 1 mln euro, raporton Euronews Albania.

Në fjalën e tij, Rama tha se Shqipëria nuk e harron ndihmën e dhënë nga Ankaraja kur u prek nga tërmeti i vitit 2019.

“Nuk do të harrojmë çfarë bëri presidenti Erdogan për vendin tonë në tërmetin e vitit 2019. Ne do të jemi me popullin turk. Ne si popull shqiptar duam të dhurojmë 1 milion euro”, tha Rama.

Të ngjashme