Shqipëria sot merr presidencën e Këshillit të Sigurimit në New York.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në ceremoninë e marrjes të kësaj presidence 30 ditore do të mbajë një fjalim rasti.
Ndryshe, një ditë më parë Rama u prit nga sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.
Shqipëria i është bashkuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si anëtar jo i përhershëm ku ka marrë edhe përgjegjësinë e bashkë-penëmbajtësit me Shtetet e Bashkuara, për çështjen e Ukrainës.
Rama i shoqëruar nga ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka udhëtuan drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës me rastin e marrjes nga Shqipëria të presidencës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së,
“Krenar për Shqipërinë që nesër merr presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për herën e parë në histori dhe përtej çdo imagjinate të vetëm deri pak viteve më parë”, ka shkruar Rama në Facebook. /arbresh.info/
Zjarret vazhdojnë të përhapen në Los Anxhelos
Shiu ekstrem përmbyt Mekën
Zyrtare: Shqiptari Luis Hasa kompleton transferimin te Napol...
Interes për vaksinën antigrip, Korça aplikon mbi 80% të doza...
Transformimi i sektorit energjetik/ Rama: E gjetëm me humbje...
Këtë vit Lakrat me çmim rekord të shitjes