Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës në Shqipëri, Belinda Balluku iu bërë thirrje sot qytetarëve që të zëvendësojnë makinat me lëndë djegëse me makina elektrike.
Gjatë prezantimit të autobusët e rinj elektrik që i shtohen transportit publik në Tiranë, Balluku ka thënë se qeveria stimulon me taksa më të ulëta këdo që kalon tek teknologjia e re e makinave, pra tek mjetet elektrike.
“Rimbursojmë çdo tarifë regjistrimi për herë të parë për mjetet elektrike duke zeruar tarifat e kontrollit fizik, leje qarkullimi kombëtare, certifikatë pronësie dhe targat”, u shpreh Balluku.
“Kemi ndërmarrë një sërë iniciativash për të nxitur transportin e gjelbër, miqësor me mjedisin, duke krijuar në këtë mënyrë kushte sa më të mira për të gjithë qytetarët të cilët zgjedhin të udhëtojnë përmes mjeteve të transportit publik”, ka thënë ministrja në një njoftim në Facebook pas prezantimit të autobusëve elektrikë.
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...