Banka Botërore vlerëson se ekonomia e Shqipërisë ka vijuar rritjen, duke e renditur e dyta në rajon, pas Malit të Zi.
Ndër 6 vendet e Ballkanit perëndimor, Shqipëria rezulton një nga shtetet me rritjen ekonomike më të shpejtë.
Raporti më i fundit i Bankës Botërore evidenton se gjatë viti 2022 vendi ynë ka shënuar një rritje të Prodhimit të brendshëm bruto me 4.8%, duke u renditur të dytët në rajon pas Malit të Zi me 6.1%.
Sipas të dhënave, ekonomitë e të 6-ta vendet e rajonit, pas pandemisë kanë shënuar rritje, ndonëse në nivele të ndryshme.
Në raport evidentohet ndër të tjera edhe punësimi për të rinjtë, fushë në të cilën Shqipëria rezulton të ketë bërë progres.
56.3 % e të rinjve rezultojnë të punësuar, ndërsa në të gjithë rajonin shkalla e punësimit të të rinjve është 47%. Rritjet më të mëdha vjetore u regjistruan në Shqipëri dhe Mal të Zi me përkatësisht 2.7 dhe 7.9 për qind.
Banka botërore vlerëson se progres është bërë edhe në sektorin e turizmit, dhe konkretisht atë të hotelerisë duke tejkaluar edhe nivelet e para pandemisë në vend.
“Në vitin 2022, turizmi, krahasuar me numrin e netëve të kaluara nga jorezidentët, është rikuperuar plotësisht dhe ka tejkaluar nivelin e vitit 2019 në Shqipëri, por edhe në Kosovë dhe Serbi” evidentohet në raport./euronews
Hamza takon ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, diskutojnë për ...
Shkup: Partitë shqiptare vazhdojnë përplasjet për Ligjin e g...
SPAK njoftim zyrtar për Erion Veliajn, i përgjigjet për kall...
Drenusha e nevrikosur me Gjestin, shkak qasja e tij ndaj Xhe...
Presidenti gjerman shpërndan Parlamentin, cakton zgjedhjet p...
Ukraina dërgon 500 tonë miell në Siri