Shqipëria ka pasur një rritje të qëndrueshme ekonomike gjatë 2024-tës, fenomen ky i nxitur kryesisht nga konsumi, turizmi dhe ndërtimet: Ky është përfundimi në të cilin del raporti i fundit i Bankës Botërore që analizon trendin e rritjes përgjatë këtij viti në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Shkalla e varfërisë, theksohet ne raportin që mban titullin “Ruajtja e Ritmit të Rritjes”, pritet të zbutet ndërkohë që pagat do të vazhdojnë të rriten. Investimet e huaja në vendin tonë po ashtu gjatë kësaj periudhe kohe janë rritur me 8.5% krahasuar me një vit më parë.
Në përgjithësi, sipas institucionit të rëndësishëm ndërkombëtar, pjesa më e madhe e ekonomive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë pasur gjatë këtij viti një rritje të moderuar ekonomike. Banka del në përfundimin se rajoni pritet të shënojë një rritje ekonomike prej 3.3 për qind në vitin 2024, krahasuar me 2.6 në vitin 2023. Ky nivel rritjeje pritet të vazhdojë edhe përgjatë vitit 2025, nënvizohet në raport, duke mbërritur madje në nivelin 3.7 për qind gjatë vitit që vjen. Por të tilla projeksione duket sërish nuk mjaftojnë që rajoni të marrë frymë lirisht.
“Përkundër parashikimeve pozitive, rajoni mbetet i brishtë” për shkak të rritjes së dobët ekonomike botërore, inflacionit, pasigurisë politike dhe motit ekstrem, nënvizohet në deklaratën e Bankës Botërore. Në raport, në tërësi Kosova, Serbia, Bosnjë e Hercegovinë dhe Maqedonia e Veriut kanë shënuar rritje krahasuar me viti 2023. Shqipëria ka vazhduar të njëjtin nivel të rritjes ekonomike si në vitin 2023, ndërsa Mali i Zi është i vetmi vend që ka rënie ekonomike në rajon, nga 6.3 për qind në 2023 në 3.4 për qind në vitin 2024./tch/
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...