Shqipëria me një tjetër pikë kalimi doganor

08:44 | 23 Tetor 2018
A. B.

Vitin e ardhshëm pritet të nisë ndërtimi i pikës kufitare Zogaj mes Shqipërisë dhe Skje të Malit të Zi.

Kjo kërkesë e shqiptarëve nga ana tjetër e kufirit, pas marrëveshjes së nënshkrua, mori votat pro në komisionin e sigurisë kombëtare dhe pritet që të kaloj për votim në parlament.

Ndërtimi i kësaj pike të kalimit kufitar pritet të lehtësoj qarkullimin ndërkombëtar rrugor, mallrave dhe të pasagjerëve në Liqenin e Shkodrës.

Ky investim do të mbulohet nga buxheti i policisë së shtetit në Shqipëri po ashtu edhe nga ajo e Malit të Zi.

Marrëveshja për hapja e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Zogaj–Skje është nënshkruar që në korrik të këtij viti, veç lehtësimit të kalimit kjo pritet ti jap zhvillim edhe turizmit në zonën e liqenit të Shkodrës./scan

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme