Google ADS

Shqipëria me medalje olimpike/ Rama: Lajm që flet shumë për punën e Komitetit të Rilindur Olimpik

23:02 | 10 Gusht 2024
R J

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka përshëndetur triumfin e mundësit Chermen Valiev, i cili i dha Shqipërisë këtë të shtunë medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike të “Paris 2024”.

Ky triumf shton Rama “është një lajm që flet shumë për punën e Komitetit të Rilindur Olimpik Shqiptar nën drejtimin e Fidel Yllit”, por dhe për të vërtetën tjetër që talentet e lindura këtu, jo vetëm nuk e braktisin më Shqipërinë, por talente të lindura gjetkë si Chermen Valiev vendosin të zgjedhin Shqipërinë, si atdheun e dytë për t’u stërvitur në kushte optimale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme