Google ADS

Shqipëria me çmimet më të larta të energjisë në rajon

15:06 | 9 Shkurt 2022
A. B.

Çmimi i energjisë elektrikë në Shqipëri është i lartë në krahasim më vendet e rajonit.

Sipas Euronews Albania, edhe pse prodhon rreth 70 për qind të energjisë nga hidrocentralet brenda vendit, tarifat e energjisë elektrike në Shqipëri mbeten të larta edhe më çmimet e pandryshuara që nga viti 2014.

Kosova është vendi i parë në rajon që vendosi të rrisë çmimin e energjisë elektrike. Në kushtet e emergjencës dhe më çmimet e rritura të importit, Qeveria e Albin Kurtit rriti çmimin për 20 për qind të konsumatorëve.

Në anën tjetër, Shqipëria e Maqedonia e Veriut kanë shpallur gjithashtu gjendjen e jashtëzakonshme në këtë sektor, ndërkohë që Qeveria shqiptare ka lënë të hapur rishikimin e çmimit vetëm për bizneset e mëdha.

Çdo shtet aplikon metoda të ndryshme për caktimin e çmimit të energjisë. Në Shqipëri, prej vitit 2014, familjarët paguajnë 9.5 lekë për kilovat në orë, bizneset 14 lekë, ndërsa shtresat e varfra mbrohen më ulje të çmimit.

Megjithatë, nga llogaritja e çmimit mesatar të konsumit, Serbia del se ka çmimin më të lirë të energjisë elektrike në rajon, e ndjekur nga Kosova. Ndërkohë, Shqipëria dhe Mali i Zi kanë çmimet më të larta në rajon.

Kujtojmë së Shqipëria prodhon rreth 5 milionë MegaWatt në vit, nga 7 milionë MegaWatt që i nevojiten në total. /

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme