Shqipëria mbylli kryesimin e nismës SHBA-Karta e Adriatikut, me mbledhjen e ministrave të Mbrojtjes së vendeve anëtare në Tiranë. Karta e Adriatikut përfshin 5 vende të Ballkanit, me Kosovën që ka statusin e vëshguesit, ndërsa Serbia nuk është pjesë e saj. Ministri shqiptar i Mbrojtjes Piro Vengu, i cili bashkëdrejtoi takimin me ndihmëssekretaren amerikane të Mbrojtjes për Çështjet e Sigurisë Ndërkombëtare Celeste Wallander, deklaroi në përfundim të tij, se përfaqësuesit e vendeve anëtare kishin diskutuar “mbi ndërlikimet në ambientin strategjik të sigurisë në kontinentin europian përfshirë edhe rajonin e Ballkanit Perëndimor. Theksuam dhe njëherë rëndësinë e Kartës së Adriatikut dhe çdo vendi anëtar, në mënyrë të veçantë rolin e pazëvendësueshëm të SHBA në rajon”, u shpreh zoti Vengu.
Sips tij, të gjithë në takim kishin qenë të një mendjeje për rienergjizimin e Kartës së Adriatikut, duke parë dinamikën gjeopolitike dhe ndryshimin e vazhdueshëm të ambientit strategjik të sigurisë. “Ta rijetëzojmë si një mekanizmë për të cuar përpara politikën e dyerve të hapura të Kartës, pra për të pranuar anëtar të rinj, e për ne anëtarësimi i Kosovës mbetet përparësi absolute”, theksoi ministri shqiptar.
“Shtetet e Bashkuara vijojnë të mbështesin ato vende që aspirojnë të bëhen pjesë anëtare të Nato-s, pra angazhimi ynë për politikën e dyerve të hapura mbetet i palëkundur”, deklaroi nga ana e saj ndihmëssekretarja Wallander, duke shtuar se i njejti qëndrim vlen dhe për Kartën e Adriatikut “në momentin që përmbushen kushtet e anëtarësimit”.
Pjesë e diskutimeve të ministerialit të A-5 ishte edhe sulmi i fundit në veri të Kosovës: “Shqyrtuam një sërë rreziqesh dhe sfidash me karakter hibrid dhe një vëmendje të shtuar mori sulmi kriminal i pak ditëve më parë në Zubin Potok, ndaj infrastrukturës kritike të Republikës së Kosovës. Ndërkohë që gjej rastin të përsëris solidaritetin tonë me shtetin e Kosovës, të gjitha vendet dënuan këtë sulm të rrezikshëm për sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe kërkuan sjelljen e përgjegjësve para drejtësisë”, – theksoi ministri Vengu./voa/
Musk konfirmon funksionalizimin e Starlink-ut në Kosovë R...
Antidroga në Prishtinë gjen një sasi të kokainës dhe një rev...
Starlink në Kosovë, Kurti: Një hap i madh për infrastrukturë...
Kurti dhe Murati mbajnë konferencë për media
Gjuajti disa herë në ajër dhe e hodhi armën nga vetura, arre...
Drita pret Feronikelin ’74, në Suharekë luhet derbi i qyteti...