Komisioni i Pavarur të Kualifikimit shkarkoi sot gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo.
Por më këtë shkarkim Kushtetuesja shqiptare futet në një “udhë” pa krye, pasi nga 9 anëtarë tashmë vetëm 5 prej tyre mund ta ushtrojnë këtë funksion.
Edhe pse Kuvendi ka pranuar 20 emrat që kanë aplikuar për vakancën në Gjykatën Kushtetuese, deri në plotësimin e vendeve nuk mund të zhvillohen çështje duke sjellë për rrjedhojë edhe një bllokim të saj.
Në përfundim të seancës së sotme ku komisioni shkarkoi anëtarin Fatos Lulo, avokati i tij u shpreh se çështja do të shkojë në apel.
“Patjetër që do apelohet, ne e justifikojmë të paqenë të gjithë fabulën mbi të cilën u dha verdikti i sotëm i përkohshëm , i padrejtë, i pa mbështetur në të gjithë atë sa u relatua nga ne, por verdikti do të apelohet. Për standardin që u vendos është një stekë shumë e ulët poshtë së cilës zor se duhet të kalojë njeri. Kush do rrijë në sistem, ky është problemi”, tha Visha.
Pak kohë më parë gjyqtari Besnik Imeraj dha dorëheqjen nga funksioni i tij në Kushtetuese, Vladimir Kristo u largua pas mbarimit të mandatit, ndërsa edhe Sokol Berberi dha dorëheqjen. Tashmë Gjykata Kushtetuese ka vetëm 5 anëtarë aktive Bashkim Dedja, kryetar, Vitore Tusha, Altina Xhoxhaj, Fatmir Hoxha dhe Gani Dizdari./Gazeta Express
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?