Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka deklaruar se Shqipëria mbështet deklaratën e përbashkët të SHBA, Katarit dhe Egjiptit për armëpushim në Gaza.
Përmes një postimi në rrjetin social X, ministri Hasani shkruan se po ashtu vendi ynë mbështet nevojën urgjente për të rifilluar diskutimet më datë 15 gusht.
“Shqipëria mirëpret deklaratën e përbashkët të liderëve të Shteteve të Bashkuara, Egjiptit dhe Katarit dhe vlerëson përpjekjet e fuqishme diplomatike të tre vendeve, për të arritur një marrëveshje të shumëpritur që do t’i japë fund vuajtjeve të popullit të Gazës, si dhe të pengjeve dhe familjeve të tyre.
Ne mbështesim nevojën urgjente për të rifilluar diskutimet më datë 15 gusht, për të mbyllur boshllëqet e mbetura dhe për të filluar zbatimin e marrëveshjes pa vonesa të mëtejshme“, shkruan ministri Hasani.
Shtetet e Bashkuara, Egjipti dhe Katari kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët ku i bëjnë thirrje Izraelit dhe Hamasit të rifillojnë negociatat për një armëpushim dhe marrëveshje për lirimin e pengjeve. Në deklaratë nënvizohet se të treja vendet kanë krijuar një “marrëveshje kuadër” që ka “vetëm detajet e zbatimit të mbetura për të përfunduar”.
Të tre vendet i kanë bërë ftesë Izraelit dhe Hamasit të rifillojnë bisedimet më 15 gusht “për të mbyllur të gjitha boshllëqet e mbetura dhe për të filluar zbatimin e marrëveshjes pa vonesa të mëtejshme”. Deklarata u nënshkrua nga presidenti amerikan Joe Biden, presidenti egjiptian Abdel Fattah el-Sisi dhe emiri i Katarit Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani.
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore