Shqiptarët që jetojnë e punojnë në ishujt Kretë e Rodos në Greqi, janë pajisur me pasaporta dhe karta identiteti pranë vendbanimit, pa pasur nevojë të udhëtojnë në Athinë ose vendlindje.
Përmes rrjeteve sociale, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndau sot foto nga momentet e punës nga Ambasada Shqiptare në Greqi, që mundësoi të gjitha shërbimet konsullore.
“Janë pajisur me pasaporta dhe karta identiteti pranë vendbanimit, shqiptarët në ishujt Kretë e Rodos, duke u kursyer atyre kohë dhe para, pa qenë e nevojshme të udhëtojnë në Athinë ose vendlindje”, tha Rama.
Ndërkohë, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka informoi se janë mbi 1 mijë aplikime e shërbime të tjera konsullore, që i janë ofruar qytetarëve shqiptarë që jetojnë e punojnë në ishujt Kretë dhe Rodos, për pajisjen me pasaporta dhe karta identiteti pranë vendbanimeve të tyre, gjatë javës së kaluar.
“Projekti “Ishujt”, që zbatohet prej më shumë se një viti nga Shërbimet Konsullore në MEPJ-së ka lehtësuar pajisjen e shtetasve tanë me dokumente biometrikë, duke u kursyer atyre kohë dhe para, pa qenë e nevojshme të udhëtojnë në Athinë ose vendlindje”, tha Xhaçka.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...