Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pasi Ansambli Folklorik “Tirana” është kualifikuar në Festivalin Ndërkombëtar të Vallëzimit Folklorik “Cheonan World Dance Festival 2024” në Kore.
Veliaj thekson se Shqipëria u përfaqësua denjësisht nga të rinjtë e Ansamblit, në një konkurrencë të fortë me 30 vende nga e gjithë bota, shkruan Arbresh.info
Statusi i tij:
Nga Tirana në Seul!
Ansambli ynë Folklorik “Tirana” u kualifikua i katërti në Festivalin Ndërkombëtar të Vallëzimit Folklorik “Cheonan World Dance Festival 2024” në Kore.
Shqipëria u përfaqësua denjësisht nga të rinjtë e Ansamblit, në një konkurrencë të fortë me 30 vende nga e gjithë bota. Nga Franca e deri në Mongoli, performanca jonë u veçua për cilësinë dhe pasionin që e karakterizon.
Bravo!
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...