Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri Ogerta Manastirliu dhe ekspertë të shëndetit publik të programit kombëtar të vaksinimit, deklaruan nga Qendra Shëndetësore Nr.6 në Kombinat, se janë siguruar vaksinat falas kundër gripit, për kategoritë në nevojë.
“Ne jemi të angazhuar për të siguruar programin e vaksinimit dhe këtë vit kemi siguruar shumëfishimin e vaksinave të gripit falas për kategoritë në nevojë, sipas përcaktimeve të Institutit të Shëndetit Publik”, tha Manastirliu.
Manastirliu tha se do të vijojnë investimet dhe do të hapen kantierë të rinj ndërtimi në këto dy muaj.
“Qendra Shëndetësore Kombinati është pjesë e investimeve të Qeverisë Shqiptare në Programin e rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore dhe ambulancave, ne edhe këtë vit po vijojmë me rehabilitimin e qendrave shëndetësore dhe ambulancave dhe pikërisht ky muaj dhe muaji tjetër do të jetë hapja e kantiereve të rinj, sa i përket qendrave shëndetësore”, tha Manastirliu.
SHBA shmang mbylljen e qeverisë, miraton projektbuxhetin e r...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj
Sot mbahet mbledhja konstituive e Odës së Inxhinierëve të Ko...
Moti sot i vranët dhe me borë
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...