Shqipëria ka shërbimin shëndetësor më të keq në Europë

13:20 | 26 Shkurt 2019
A. B.

Shqipëria renditet e fundit nga 35 shtete europiane në Indeksin e Shëndetit Konsumator 2018 të matur nga instituti suedez, Health Consumer Powerhouese.

Në krahasim me publikimin e vitit tëmëparshëm, Shqipëria është përkeqësuar me tre vende, duke zbritur e fundit. Në indeksin e 2017-s, më keq sesa ne ishin Rumania, Mali i Zi dhe Bullgaria, por tashmë stafetën e ka marrë vendi ynë.

Indeksi është një mënyrë për të matur se në çfarë mase, secili nga 35 vendet përmbush pritshmëritë e një shëndeti shëndetësor të mirë dhe të orientuar ndaj konsumatorëve.

Shqipëria, thekson raporti, ka burime shumë të kufizuara të kujdesit shëndetësor. Shpjegimi i ministrisë shqiptare të shëndetësisë për nivelin e ulët të përdorimit të kujdesit shëndetësor lidhet me faktin se “shqiptarët janë të vështirë dhe shkojnë tek doktori vetëm kur janë të detyruar”. Por, sipas raportit, ky është një thjeshtim i situatës; Shqiptarët vizitojnë doktorin e tyre kryesor më se dy herë më shumë se suedezët (3.9 vizita në vit kundrejt 1.7)!

Ndryshe nga Shqipëria, vendet e tjera të Ballkanit kanë bërë përpara në drejtim të përmirësimit të shëndetit konsumator. Serbia vijon tëngjitet në renditje, duke zënë vendin e 18-të si rrjedhojë e përmirësimit të situatës me kohën e pritjes dhe për shkak tëinvestimeve të ndjeshme në skanera dhe zbatimit të recetave elektronike.

Edhe Mali i Zi ka përmirësuar renditje, duke u ngjitur në vend të 23,duke pasur si arritjen më të ndjeshme uljen e vdekjeve të foshnjave në lindje.

Indeksi përbëhet nga 6 nën-disiplina: të drejtat e pacientit dhe informacioni; aksesi (koha e pritjes për trajtimin); rezultati; lloji dhe aksesi në shërbime; parandalimi; produktet farmaceutike.

Sipas raportit, Shqipëria merr pikët më të ulëta në Europë nëtreguesin e të drejtave të pacientit dhe informacionit (67 pikë), parandalimit, me 71 pikë, produkteve farmaceutike me 33 pikë,llojit dhe aksesit në shërbime, ku është e fundit në Europë me vetëm 42 pikë. Më mirë Shqipëria paraqitet në kohën e pritjes për trajtimin.Në total, Shqipëria merr 544 pikë.

Sipas grafikëve të paraqitur në raport, Shqipëria ka dhe shpenzimet më të ulëta për frymë për kujdesin shëndetësor, të matura sipas barazisë së fuqisë blerëse. Një tjetër tregues ku jemi të fundit ështënumri i doktorëve për 100 mijë banorë. Pacientët shqiptarë nuk kanëas akses tek të dhënat e tyre mjekësore dhe as nuk ndërveprojnë me mjekun përmes telefonit ose internetit, por paraqiten fizikisht pranëqendrës më të afërt.

Vendi ynë është i parafundit në Europë edhe për aksesin në trajtimin ndaj kancerit, duke lënë pas vetëm Hungarinë, ndërsa sa i përket kohës së pritjes së skanerit ka një renditjen pozitive, në zonën e gjelbër.

Shqipëria ka dhe nivelin më të lartë të vdekshmërisë foshnjore nëEuropë, me 12 vdekje për 1,000 lindje.

Vendi është i treti në Europë për nga niveli i ulët i mbijetesës nga kanceri, së bashku me Poloninë dhe Rumaninë, me një normëmbijetese midis 40-50%, nga gati 70% që e ka Zvicra, shteti me normë më të lartë mbijetese.

Shqipëria renditet e dyta në Europë dhe për normën e lartë tëvetëvrasjeve, me 0.05 për 100 mijë banorë, pas Qipros. Jemi tëfundit në Europë dhe transplantet e veshkave si dhe për kujdesin shëndetësor për të moshuarit mbi 65 vjeç (nuk ka shtëpi kujdesi për të moshuarit dhe as shtretër për ta).

Për vdekjet nga aksidentet renditemi të dytët në Europë, pas Rumanisë.

Një tregues ku jemi pozitiv është përqindja e mbulimit me vaksina për 8 sëmundje, ku Shqipëria renditet e dyta pas Hungarisë. Edhe për nivelin e konsumit të alkoolit, e kemi më të ulëtin në Europë.

Zvicra kryeson Europën

Shërbimin më të mirë shëndetësor në Europë tashmë e ka Zvicra,duke ia kaluar Holandës. Zvicra ka një sistem shëndetësor pothuajse të përkthyer për shkak të investimeve të mëdha në këtë fushë. Nëvend të dytë është Holanda, e ndjekur nga Norvegjia, e cila ka dhe shpenzimet më të larta për frymë për kujdesin shëndetësor. Dhjetëshja vazhdohet nga Danimarka, Belgjika, Finlanda, Luksemburgu, Suedia, Austria, Islanda.

Në Europën Juglindore, Italia dhe Spanja ofrojnë shërbime shëndetësore, ku ekselenca mjekësore mund të gjendet në shumë vende./monitor

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme