Shqipëria ka ratifikuar protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

11:53 | 14 Shkurt 2019
A. B.

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë sot në seancë të jashtëzakonshme ka ratifikuar protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Projektligji për ratifikimin e Protokollit të Traktatit të Atlantikut Verior për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut u miratua me 130 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, shkruan portali arbresh.info

Me këtë rast përmes një postimi në Facebook, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka përshëndetur këtë vendim si dhe deklaroi se prezenca Kryetarit Xhaferi e nderoi këtë votim solemn.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

E duartrokas votimin unanim nga Kuvendi të Protokollit të Anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në #NATO! Prezenca e Kryetarit Xhaferi e nderoi këtë votë solemne.

Vizioni dhe vendosmëria politike për t’i hapur rrugën europiane dhe euro-atlantike vendit meriton vlerësimin më të lartë dhe mikpritjen më të ngrohtë në familjen Trans-Atlantike! Krenar për rolin kyç që luajnë shqiptarët në këto vendimmarrje jetike për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për të gjithë rajonin!

Më të sigurtë dhe më të fortë së bashku në NATO!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme