Shqipëria synon të tërheqë sa më shumë turistë nga e gjithë bota. Për këtë arsye, Shqipëria, ka hequr vizat me 5 shtete aziatike, të cilat të gjitha së bashku kanë popullsi që arrin deri në 115 milionë banorë.
Bëhet fjalë për Arabinë Saudite, Bahrejnin, Katarin, Omanin dhe Tajlandën, banorët e të cilëve mund të vizitojnë vendin tonë pa pengesa në kufi dhe për këtë mund të rezervojnë paketa turistike deri në 31 dhjetor.
Vendimi për heqjen e vizave me këto shtete është marrë nga Këshilli i Ministrave, pas propozimit të ministrit të jashtëm, Igli Hasani dhe ka hyrë në fuqi duke nisur nga java e dytë e marsit.
Edhe pse konsiderohen si vende të largëta, e pa ndonjë histori të fortë lidhjeje me këto vende, mundësitë e shtuara me linja ajrore apo oferta turistike, mund të bëhen shkas që një pjesë e njerëzve atje të vijnë në vendin tonë. Kujtojmë se vendime të ngjashme, Shqipëria i ka marrë edhe vitet e kaluara, me shtete të tjera, në prag të sezonit veror./euronews.al
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër