Shqipëria ka mbetur jashtë fokusit të Parlamentit Europian. Eurodeputetët që duhet të raportonin për misionin në vendin tonë kanë munguar në seancën e Komisionit të Punëve të Jashtme. Në këto kushte vëmendja është spostuar tek Maqedonia, për të cilën ligjvënësit kanë thënë se i duhet dhënë një datë për hapjen e negociatave.
Shqipëria mbetet jashtë fokusit të diskutimit në Parlamentitn Europian. Raporti mbi misionin e delegacionit të Parlamentit Europian në Shqipëri, i parashikuar në axhendën e komisionit të punëve të jashtme të Parlamentit nuk është prezantuar. Arsyeja kryesore ishte, se kryesuesi i delegacionit, Tune Kellam nuk ishte prezent në sallë. Ndërkohë, në sallë nuk kishte asnjë eurodeputet që kishte marrë pjesë në misionin në Shqipëri për të raportuar mbi konkluzionet dhe mesazhet e këtij misioni. Në pamundësi të raportimit mbi misionin në Shqipëri, kryetari i komisionit të punëve të jashtme, David Mc Aallister i ka dhënë fjalën eurodeputetit Eduard Kukan që të raportojë për misionin në Maqedoni.
David Mc Aallister, eurodeputet: “Vizita ndodhi në mes të një krize politike në Shqipëri, kur opozita hoqi dorë nga mandatet parlamentare dhe organizoi protesta masive, të cilat më tej u bënë të dhunshme. Në Maqedoni, vizita u krye në vijim tê marrëveshjes së Prespës dhe para zhvillimit të fushatës presidenciale. Dua të falenderoj ambasadorët Samuel Sbogar dhe Luigi Soreca. Kisha parashikuar t’i jepja fjalën zotit Tun Kellam për të raportuar për misionin, por ai nuk është prezent në sallë. A ka ndonjë koleg tjetër në sallë që do të marrë fjalën? Eduard Kukan”.
Eduard Kukan, eurodeputet: “Ne ishim të inkurajaur nga takimet tona, kryesisht me liderin e opozitës, Mickoski, pasi ai po takohet me kryeministrin Zaev dhe kjo është një provë që dialogu politik në nivel të lartë po vazhdon. Opozita ka pranuar të marrë pjesë në punimet e parlamenrtit të Maqedonisë. Ata kanë ndërtuar dy grupe pune për pjesëmarrjen e plotë të opozitës në punime. Edhe pse opozita ka rezervat e saj për marrëveshjen e Prespës, të dyja palët po përqëndrohen tashmë te zgjedhjet presidenciale. Të gjithë janë dakort që zgjedhjet duhet të jenë të lira, të ndershme dhe transparente, në mënyrë që progresi i mirë i bërë nga vendi të forcohet”.
Eduard Kukan është shprehur se Maqedonia e Veriut meriton mbështetjen për dhënien e një date lidhur me hapjen e negociatave të anëtarësimit të vendit në BE. /abcnews.al
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...