Fermerët shqiptarë prodhojnë më pak qumësht nga femrat e tyre dhe kjo sasi është e pamjaftueshme për të furnizuar tregun.
Arsyeja është se në Shqipëri ka më pak stalla me gjedhë dhe bagëti të imët. Përballë kësaj situata industria e përpunimit të qumështit, zgjidhjen e ka gjetur tek fermerët e rajonit. Por mësa duket kjo nuk ka qenë zgjidhja ideale, pasi fabrikat e qumështit nga rajoni kanë propozuar që në vend të lëndës së parë, në Shqipëri të sjellin produktin final.
“Në qoftë se vazhdohet me trendin rënës të krerëve kjo do të bëjë që industria e përpunimit të shkoj drejt zhdukejes, sepse pavarësisht se lëndae parë mund të meret nga importi në afatgjatë objektivi industrisë së përpunimit nuk është produkti i importit por produkti vendas. Sepse shumë shpejt kompani që sjellin importin e lëndës së parë nuk do të sjellin më këtë produkt, por do të sjellin produktin final të gatshëm. ”
Pas boshatisje së staneve, qumështi i rajonit rrezikon t’i vërë ndrynin fabrika dhe baxhove të vendit tonë.
“Sepse duke pas cmime të larta të lëndës së parë duke pasur kosto të shtuara në energjinë elektrike, në naftë, në gaz dhe në lëndët paketuese kjo bën që produktet tonë të mos jenë të konkurueshme me produktet e importit dhe mos të jemi më të përzgjedhurit e konsumatorit”
Një litër qumësht fermerët po e shesin 10-20 lekë më tepër, por për të shpëtuar fermat nga falimenti zgjidhja nuk është rritja e cmimit të qumështit, po mbështetja për fermerin.
“Skema e mbështetjes duhet të orientohen drejt prodhimit. Duhet të kthehet edhe njëherë skema 10 lekë litër qumësht.”/tch/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...