Google ADS

Shqipëria i bashkohet Sistemit Botëror të Monitorimit të Rrezatimit Bërthamor, IRMIS

16:51 | 12 Shkurt 2024
D.H

Shqipëria së bashku me Gjeorgjinë janë dy vendet anëtare më të reja që do të pasurojnë Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA) me informacione mbi rrezatimin radioaktiv.

“Të dyja vendet vullnetarisht do të dërgojnë të dhëna në sistemin monitorues të rrezatimit të ANEA-s, një shërbim që është në funksion prej 18 vitesh,” u shpreh Karlos Torres Vidal (o. Carlos), drejtuesi i Qendrës së ANEA-s për Incidentet dhe Emergjencat.

Sistemi Informativ Ndërkombëtar i Monitorimit të Rrezatimit (IRMIS) shërben për mbledhjen e matjeve mbi rrezatimin bërthamor, për t’u mundësuar shteteve të dhëna vizuale në kohë reale që të merren vendime në raste urgjencash dhe “për të mbrojtur publikun e mjedisin nga efektet e dëmshme të rrezatimit jonizues”.

“Pjesëmarrja e Shqipërisë dhe Gjeorgjisë në IRMIS do e forcojë ndjeshëm rrjetin tonë të Europës Lindore,” shtoi z. Torres Vidal.

IRMIS është nja ndërfaqe me të dhëna rutinë mbi dozat e rrezatimit të marra nga stacionet e posaçme, si edhe të dhëna urgjente gjatë urgjencave radiologjike. Ai është ngritur në kuadër të zbatimit të Konventës për Lajmërimin e Hershëm të Aksidenteve Bërthamore.

Sistemi është krijuar në vitin 2016 dhe është shtrirë në 50 shtete të botës, ndërsa Shqipëria aderon që prej 23 gushtit 1957 në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike./rtsh.al/

Të ngjashme