Shqipëria prodhon afërsisht rreth 40% të specieve të bimëve medicinale.
Dhe midis bimëve medicinale është edhe kanabisi që përdoret për qetësimin dhe trajtimin e një sërë diagnozash. Për aq kohë sa kjo bimë rritet në ilegalitet mund të pasurohen vetëm një grup njerëzish, në mënyrë të paligjshme. Të ardhurat nga kanabisi në rrugë informale në Shqipëri, janë mbi 250 milionë euro.
“Të gjitha të ardhurat që mund të kemi ne, që mund të vijnë në rrugë të shtrembër, në rrugë informaliteti, janë 250 milionë euro të ardhura. Por nëse ne e përpunojmë këtë në Shqipëri dhe ngremë fabrika përpunimi që ne të prodhojmë ilaçe , të ardhurat do të rriten dyfish”, tregon Agim Binaj, ekonomist.
Le të analizojmë ligjin që ndalon prodhimin dhe tregtimin e narkotikëve në vendin tonë. Nëse një i ri nis prodhimin dhe tregtimin në mënyrë ilegale të kanabisit, ai rrezikon deri në 15 vjet burg. Neni 283 i kodit penal që i referohet prodhimit dhe kultivimit të narkotikëve parashikon dënime që variojnë nga sasia e kapur deri te organizimi i grupit apo edhe nëse vepra është e përsëritur.
Ligji dënon çdo person që kapet me 100 gram kanabis sativa nga 1 në 5 vjet. Nëse sasia është më shumë se kaq, por nuk i kalon 1kg dënimi shkon deri në 7 vjet. Nëse sasia e kapur është mbi 10 kg, vepra është e kryer në bashkëpunim dhe është e përsëritur, rrezikohen deri në 15 vjet burg.
Le ta thjeshtojmë pak më shumë temën që të kuptohet më qartë se çfarë situatash krijohen kur është ilegal dhe kur legalizohet përdorimi i kanabisit për qëllime mjekësore.
Nëse i referohemi çmimeve të trafikimit të kanabisit, për 10 kg kanabis sativa do të fitoheshin rreth 40 mijë euro. Gjithashtu prodhuesit dhe tregtuesit e tij do të rrezikonin burg deri në 15 vjet. Do të punonin në terren të vështirë. Shteti nuk do të siguronte të ardhura dhe do të kishim rritje të krimit. Në të njëjtën kohë do të kishim rritje të numrit të përdoruese.
Në rastin tjetër kur dikush do të pajiset me licencë për të prodhuar kanabis për qëllime mjekësore. Në 10 kg kanabis do të përfitohej një litër vaj kanabisi. Prej tij do të siguroheshin rreth 95 mijë euro të ardhura. Në rastin e këtij prodhimi nuk kemi vepër penale e në të njëjtën kohë ndihmohen pacientët që kanë nevojë. Do të kemi një ulje të numrit të ndjekjeve penale. Ndërsa buxheti i shtetit do të siguronte mbi 100 milionë euro në vit të ardhura./TCH
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...
Rashford e bën prioritet transferimin te gjiganti evropian, ...
Mbi 3 mijë pjesëtarë të policisë iu nënshtruan kontrolleve s...