Gjyqet ndërkombëtare janë bërë një barrë për buxhetin e shtetit. Sipas asaj që raportoi Euronews Albania që citon të dhëna zyrtare, vetëm në 3 muajt e fundit janë humbur 14.4 milionë euro. Në datën 1 tetor qeveria shqiptare ka humbur në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut një padi me vlerë rreth 12 milionë euro.
Këto janë të dhënat më të fundit që vijnë nga Avokatura e Shtetit në lidhje me ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nga të cilat bëhet e ditur gjithashtu se totali i këtyre vendimeve ka shkuar në plot 32 milionë euro. Peshën më të madhe të këtyre gjyqeve të humbura nga pala shqiptare janë ato që lidhen me procesin e kompensimit të pronave.
Sipas të njëjtave burime, dy çështjet e fundit, “Beshiri kundër Shqipërisë“ dhe “Gjergo dhe Babicenko kundër Shqipërisë” janë padi që ishin bërë ndaj shtetit shqiptar në Gjykatën Evropiane për të drejtat e Njeriut për sa i përket trajtimit të pronës, por këto dy gjyqe pala shqiptare i ka humbur dhe do të duhet të paguaj një shumë prej 14.4 milionë eurosh, dhe janë vendime që janë dhënë 3 muajt e fundit.
Por, pavarësisht humbjeve që shteti shqiptar po pëson në mënyrë të vazhdueshme në këtë gjykatë, në këtë mes ka edhe një fitore që është lënia në fuqi e çmimit me të cilën qeveria parashikon kompensimin e ish-pronarëve./lapsi.al/
Mospërfshirja në listë për zgjedhje, Aliu: Vendim është i im...
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...
Samiti i BE-së: Miliarda ndihmë shtesë për Ukrainën
Përurohet rruga Nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë
Pyetja që i ‘djegu’ Xhenetës, si reagoi ajo në darkën e të n...
Mujka: Dëmi i shkaktuar nga sulmi në kanalin e “Ibër-Lepenci...