Individët në moshë pune që emigrojnë, i sjellin vendin humbje deri në 15 mijë euro, ndërkohë, në total, për të gjitha largimet vjetore humbja arrin deri në një miliard euro.
Shqipëria humb deri në 1 miliard euro në vit nga emigracioni i të rinjve. Shifra del në studimin e fundit të fondacionit, Westminster i cili llogarit se për çdo person të ikur humbja është rreth 15 mijë euro.
Studimi merr në konsideratë daljen e 41 700 personave të larguar vitin fundit, nga të cilët 37 500 ishin në moshë pune.
Duke llogaritur se ata arritën qëllimin dhe u punësuan menjëherë në vendin pritës, humbja e vlerës bruto të shtuar arrin në 455 milionë euro, me efekt direkt në Prodhimin e Brendshëm Bruto.
Kanali tjetër i dëmit konsiderohen investimet e humbura në arsim. Një i ri që ka përfunduar studimet në vitin 2018, për shkollën fillore kushton rreth 6000 euro, për shkollën e mesme 9300 euro dhe për arsimin e lartë 18 300 euro.
Nëse llogaritet edhe kostoje e studimeve doktorale ato arrijnë 32 mijë euro dhe largimi i të rinjve, e çon koston e humbjes nga 200 deri në 500 milionë euro në vit.
Nga ana tjetër, përfitimet që merr vendi nga emigrantët janë remitancat, të cilat bashkë me burimet e tjera, që vijnë nga jashtë e që arrijnë deri në një miliard euro në vit, arrijnë të balancojnë peshën humbjes ekonomike nga emigrimi./euronews.al
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...