Google ADS

Shqipëria hap grup-kapitullin e 6-të të negociatave, sot Konferenca e Tretë Ndërqeveritare në Bruksel

08:04 | 17 Dhjetor 2024
E.G

Shqipëria hap sot (17 dhjetor) negociatat me BE-në për grup-kapitullin 6: Marrëdhëniet e jashtme, teksa në Bruksel do të mbahet Konferenca e Tretë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

Kryeministri Edi Rama do të kryesojë delegacionin shqiptar në këtë konferencë.

Grup-kapitulli përmban dy kapituj: Kapitulli 30 – Marrëdhëniet e jashtme dhe Kapitulli 31 – Politika e jashtme, e sigurisë dhe e mbrojtjes.

Ky vendim vjen pas hapjes së kapitullit të “Themeloreve”, më 15 tetor që përfshin reformat kyçe në drejtësi, sundimin e ligjit, të drejtat themelore dhe funksionimin e institucioneve demokratike.

Pas prezantimit të metodologjisë së rishikuar për negociatat e anëtarësimit në vitin 2020, kapitujt negociues ndahen në gjashtë grupime tematike: Themeloret; Tregu i brendshëm; Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse; Axhenda e gjelbër dhe lidhje e qëndrueshme; Burimet, bujqësia dhe kohezioni; Marrëdhëniet e jashtme.

Zhvillimi i Konferencës Ndërqeveritare pritet të shënojë një tjetër moment vendimtar për ecurinë e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë.

Të ngjashme