Për një javë të gjithë të interesuarit që kanë dëshirë të shohin se si punohet në Arkivin Qendror Shtetëror të Shqipërisë do të kenë mundësinë që të frekuentojnë ambientet e këtij institucioni. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave organizon nga data 3 qershor deri më 7 qershor 2019, “Javën e Arkivave të Hapura” në kuadër të 70-vjetorit të themelimit të Arkivit të Shtetit. Gjatë këtyre ditëve, vizitorët do të mundë të shohin proceset e punës që kryhen në Arkivin Qendror Shtetëror, nga sektori i vendruajtjes, përpunimit, mikrofilmimi, digjitalizimi dhe restaurimi i dokumenteve arkivore.
Po ashtu, do të mundë të shohin nga afër Kodikët dhe fermanët, mes të cilëve edhe Kodikët e Beratit, që përbëjnë trashëgiminë më të vyer kulturore kombëtare dhe që është shfaqur rrallëherë në publik.
Gjithashtu, në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave u bëhet thirrje të gjitha shkollave dhe universiteteve të kontaktojnë paraprakisht për vizita gjatë këtyre ditëve, në mënyrë që të krijohen të gjitha mundësitë dhe hapësirat të njohjes nga afër me këto procese, veçanërisht për të rinjtë. “Javën e Arkivave të Hapura” shteti shqiptar e organizon në mënyrë që të interesuarit të njihen me të kaluarën nëpërmjet dokumenteve. Nëpërmjet këtij organizimi, synohet që vizitorët të shohin trashëgiminë e shkruar të shtetit e të rinjtë të nxitën për studimin e arkivistikës
Asllani nën “radarin” e klubit italian që luan e...
Tre moshat kur truri plaket më shpejt, sipas shkencëtarëve
Sa duhet të jetë temperatura në ambientet e shtëpisë për shë...
Xhaka: Nuk jam fans i madh i një çmimi individual
Të paktën 23 të vdekur nga sulmet izraelite në Rripin e Gazë...
Amorim i zhgënjyer me futbollistët e tij, kjo është arsyeja