Shqipëria ka hapur ambasadën në Australi. Flamuri shqiptar është ngritur të premten për herë të parë në brigjet e liqenit Burley Griffin në kryeqytetin australian.
Përfaqësuesit diplomatikë dhe anëtarët e një komuniteti të vogël shqiptarësh, por tepër të lidhur në Canberra, u mblodhën në një ceremoni që shënon zhvillim të marrëdhënieve diplomatike mes Australisë dhe Shqipërisë.
Ky ka qenë një vit i çuditshëm për të ngarkuarin me punë, Dr Edmund Trako. Ai shkoi në Canberra me bashkëshorten e tij Iris në Mars për të hapur ambasadën në Australi, duke mbërritur aty 48 orë para se kufijtë ndërkombëtarë të mbylleshin.
“Mendova se ndoshta të ishte e pamundur të hapej ambasada në këto kushte, krejt i vetëm, në hotel, me praninë e COVID-19,” tha ai.
Dr Trako ka një karrierë 25-vjeçare në diplomaci. Ai ka qenë më parë Ambasador i Shqipërisë në Argjentinë dhe Portugali dhe ka përvoja të mëparshme në ngritjen e ambasadave.
Ndërkohë, Canberra ka një komunitet të vogël të diasporës shqiptare, ndërkohë që shqiptarët janë në numër më të madh në qytete të tjera të vendit si Melburn, Adelaide, Sheparton dhe në disa zona të Kuinsland. Dr Trako do të udhëtojë drejt Melburnit në një ceremoni tjetër më 28 Nëntor, që shënon Ditën e Flamurit.
I ngarkuari me punë u shpreh se dëshiron të shohë që Australia dhe Shqipëria të forcojnë raportet.
“Tashmë është radha e Australisë të hapë ambasadë në Shqipëri, sepse ende Australia e mbulon Shqipërinë nga Italia.”/opinion.al
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...